RTSH 24 Live

Aktualitet

Hoxha tregon prapaskenat: Çfarë ndodh brenda dyerve të SPAK dhe kur mbyllet dosja ‘Meta’

30/04/2024

Hoxha tregon prapaskenat: Çfarë ndodh brenda dyerve të SPAK dhe kur mbyllet dosja ‘Meta’

Gazetari Artan Hoxha komentoi në studion e “Ekspres” me gazetarin Nolian Lole paraqitjen në SPAK të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Hoxha u shpreh se “imazhi i krijuar nga të zgjedhurit tanë është se ata janë të paprekshëm, janë të fuqishëm por sot e pamë që dhe Erion Veliaj u paraqit në derën e SPAK si gjithë qytetarët e tjerë”.

Kjo, tha ai, duhet të jetë një normalitet dhe çdo zyrtar në këtë vend duhet të shkojë jo vetëm në SPAK, por dhe në Prokurori.

Për gazetarin Hoxha, shkuarja e kreut të Bashkisë së Tiranës në SPAK duhet të kishte ndodhur së paku prej dy vitesh më parë për të hetuar çështjet që ka ky institucion në hetim.

Por gazetari Hoxha ndryshe nga sa u tha nga z. Veliaj, mendon se Kryebashkiaku është thirrur për dëshmi dhe nuk është paraqitur vullnetarisht.

Sigurisht që ai është thirrur. Nuk ka shkuar me dëshirë. Vetë fakti që ai ka shkuar në orën 09:00 dhe e lanë të hynte në orën 10:00 sepse flet thirrja ka një orar fiks.

Duke folur nga eksperienca e tij personale, gazetari Hoxha u shpreh se “kur të vjen flet thirrja ti mund të negociosh me oficerët e policisë gjyqësorë për një moment të dytë. Pra ata ta lënë këtë mundësi pavarësisht se z. Veliaj e shiti sikur ka shkuar me dëshirën e tij. Ata vendosin afate sepse dosja në vetvete ka afate dhe atë të lënë të hapur datën dhe orën për t'u paraqitur."

Por përveç kësaj tha ai, SPAK ka një sistem sigurie dhe teksa ora për tu paraqitur ishte ora 10:00 dhe aty skanohet dhe më pas ai merret nga oficerët e policisë së prokurorit të çështjes, pra ata kanë një grafik.

I pyetur për çështjen hetimore të cilat hetohet Kryetari i PL-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, gazetari Artan Hoxha u shpreh se kjo çështje është shumë më e hershme, është një çështje që e ka pasur vetë z. Dumani kur ka qenë prokurorë i thjeshtë.

Çështja CEZ-DIA është një çështje ku hetimet kanë ecur shumë , është dosja numër 55. Pavarësisht se vëmendja është fokusuar te Meta çështja është shumë komplekse dhe janë fokusuar shumë persona të tjerë aty.

Ajo dosje varet deri në çfarë niveli e zgjeron dhe e çon hetimin. Aty ka qenë kryeministër z. Berisha dhe z. Meta ishte ministër. Më pas ka ardhur në qeveri z. Rama dhe ministër z. Gjiknuri. Ishte OSHEE. U privatizua dhe u CEZ ku për shkak të borxheve hyri një kompani DIA që të bënte të mundur mbledhjen e këtij borxhi.

Meta e kishte si strategji të tijën për të pasur vëmendje në rrjetet sociale nisi të godiste SPAK, duke thënë SPAKU-torollaku, duke kërkuar një vëmendje maksimale për të marr.

Kreun e SPAK-ut, tha Hoxha e kanë goditur dhe të tjerët por z. Meta është i vetmi person që i ka pasur të gjitha funksionet e shtetit shqiptar dhe i rritur në politikë që 22 vjeç, që e njeh shumë mirë funksionimin dhe hierarkinë e shtetit.

"Ilir Meta gjithmonë ka njerëz nga pas. Ilir Meta pa skraparllinjtë është i mbaruar.  Meta nuk ka një bosht ideologjik por funksionon me grupime njerëzish. Në mëngjes Ilir Metë mund ta gjesh në Hasa me disa njerëz me influencë në zonë dhe në darkë mund ta gjesh në Konispol duke bërë një tjetër takim atje," u shpreh z. Hoxha.

/rtsh.al/