RTSH 24 Live

Politikë

Veliaj për Berishën dhe Metën: Nëse jeni burra, zbrisni nga ballkoni dhe paralelet dhe shkoni në SPAK

30/04/2024

Veliaj për Berishën dhe Metën: Nëse jeni burra, zbrisni nga ballkoni dhe paralelet dhe shkoni në SPAK

Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku foli pasi dëshmoi për 8 orë në SPAK për Incineratorin e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj pati edhe një thirrje për ish-kryeministrin Sali Berishën dhe presidentin e PL-së, Ilir Meta.

Në qoftë se janë burra, këta që flasin përditë, le të zbresi Saliu nga ballkoni dhe të shkojë në SPAK; le të zbresë ilir Meta nga paralelet dhe të shkojë në SPAK. Por, këta nuk janë burra, këta nuk kanë asnjë burrëri, nuk kanë asnjë nder dhe vendimet më të rëndësishme për të respektuar këta njerëz të qytetit, apo edhe për më të dobëtit që kanë nevojë për ndihmë, janë sot duke i sabotuar me këtë rrethim qesharak dhe me këtë inkuizicion patetik. Kur them që duhet të jemi krenarë, jo vetëm për punët, por duhet të jemi krenarë edhe për çfarë kemi arritur, sesi e kemi mbledhur të gjithë llumin bashkë. Është aftësi e jashtëzakonshme ta mbledhësh gjithë llumin bashkë. Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve dhe ti kupton që një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin”, deklaroi Veliaj.

Veliaj dëshmoi sot (30 prill) për 8 orë në SPAK, por preferoi të mos jepte detaje lidhur me atë se çfarë u pyet nga prokurorët e SAPK. Veliaj tha shkurtimisht se pati një “ezaurim total” të çështjes së incineratorëve.

/rtsh.al/