RTSH 24 Live

Politikë

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, bashkëbisedon me 20 juristë të rinj të Gjykatës së Mynihut, Gjermani

4 orë para

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, bashkëbisedon me 20 juristë të rinj të Gjykatës së Mynihut, Gjermani

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi të mërkurën në Kryesinë e Kuvendit një bashkëbisedim me një grup prej 20 juristësh të rinj të Gjykatës së Mynihut, Gjermani.

Në përgjigje të interesimit të studentëve, Kryetarja Spiropali nënvizoi se “Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt integrimit në BE dhe është në pritje të Mbledhjes së Dytë Ndërqeveritare, e cila do të miratojë Pozicionin Negociues për Grupimin 1 Themelorët dhe hapjen e negociatave për këtë grupim. Reforma në drejtësi si edhe reformat e tjera demokratizuese dhe integruese, janë të sukseshme dhe të pakthyeshme. Mbështetja e gjerë popullore është një frymëzim e detyrim për përshpejtimin e anëtarësimit në BE.”

Duke u ndalur në kontekstin gjeopolitik, Kryetarja Spiropali vuri në dukje se “Shqipëria ka qenë dhe do të vijojë të jetë një faktor zhvillimi, demokratizimi, integrimi dhe stabiliteti në rajon si edhe një protagoniste aktive e Procesit të Berlinit.”

Duke folur për pjesëmarrjen e rinisë dhe të grave në politikë, znj. Spiropali nënvizoi se “Shqipëria është një model i suksesshëm i pjesëmarrjes së grave në jetën parlamentare dhe qeverisje dhe pasioni e talenti i grave dhe rinisë dinamizon demokracinë si sistem dhe politikën si profesion.”

/rtsh.al/