Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos është shtruar në një spital privat si shkak i një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët po kujdesen për të.
“Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastas, është shtruar në një spital të Tiranës pas shfaqjes së një viroze sezonale. Ai është duke u mbajtur nën vëzhgimin e mjekëve të spitalit. Sipas informacionit të shpërndarë, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe mjekët janë të optimistë për shërimin e tij të shpejtë”, shkruan Kisha Ortodokse në njoftimin e saj.
/rtsh.al/