RTSH 24 Live

Kosovë

Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës takohen të enjten në Bruksel, Lajçak: Shpresoj t’i tejkalojnë dallimet

01/04/2024

Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës takohen të enjten në Bruksel, Lajçak: Shpresoj t’i tejkalojnë dallimet

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se në takimet e së enjtes që pritet të mbahen në Bruksel, Prishtina dhe Beogradi të tejkalojnë dallimet.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak shpjegon të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel.

Gëzuar Pashkët për të gjithë që festojnë! Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkovic, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm”, shkruan Lajçak.

Sipas Lajçak, të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre dhe në fund u konkludua se do të nevojitet një takim tjetër.

Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se, të enjten, do të jemi në gjendje të kapërcejmë dallimet e mbetur ”, shkruan Lajçak në Facebook.

/rtsh.al/