Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, mendon se situata gjeopolitike po e shtyn konfliktin e vendit me Kosovën, por edhe qëndrimet e homologut Albin Kurti.
"Të dyja palët e shohim rastin e Kosovës në të mirë ose në të keq të interesave tona. Por po vjen një moment në raport me rrethanat gjeopolitike në botë," deklaroi z. Vuçeviq për televizionin shtetëror serb.
Kreu i qeverisë nga Beogradi e veçoi Kurtin si një problem të vërtetë për arsyen e "terrorit" që po ushtron në terren kundër pjesëtarëve të komunitetit serb.
"Kosova është një hapësirë nën kontrollin e forcave të huaja për sa i përket monopolit të ushtrimit të presionit, por edhe ne duhet të shfaqemi të aftë, kurajozë dhe të mençur për të kuptuar serbë në Kosovë dhe për të përsëritur se qëllimet tona politike atje," tha kryeministri Vuçeviq.
Kosova nuk është i vetmi vend në Ballkan që sheh mospërputhje në politikën shtetërore serbe. Një kuvend "gjithëserb" i mbajtur në fundjavë në Beograd alarmoi zyrtarët në Bosnjë, si edhe komunitetin ndërkombëtar. Aktiviteti doli me 53 pika dhe deklaratën se populli serb përfaqëson një entitet të vetëm. I pranishëm ishte presidenti Aleksandar Vuçiq dhe lideri i entitetit serb në Bosnjë-Hercegovinë.
"Unë jam i sigurt se po të kishim mundësinë të flisnim me njëri-tjetrin, serbët, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët, do të merreshim vesh më lehtë sesa me shembujt dhe përvojat e mira që na thuhen se si zgjidhen gjërat. Duhet të ketë vend për bisedime, se gjithçka tjetër na çon në përshkallëzime," tha z. Vuçeviq. /RTS
/rtsh.al/