RTSH 24 Live

Europë

Kryeministri Sançez njoftoi dorèheqjen 

27/04/2024

Kryeministri Sançez njoftoi dorèheqjen 

Më shumë se dhjetë mijë mbështetës të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez u mblodhën këtë të shtunë në selinë e Partisë Socialiste Spanjolle duke i lutur kryeministrit që të mos largohej nga pushteti për shkak të një hetimi për korrupsion kundër gruas së tij.  

52-vjeçari, i cili ka qenë në detyrë që nga viti 2018, habiti Spanjën të mërkurën kur tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen, pasi një gjykatë në Madridit hapi një hetim paraprak për korrupsion kundër bashkëshortes së tij Begona Gomez.  

Sanchez tha se do të pezullojë të gjitha detyrat publike derisa të shpallë vendimin e tij të hënën. 

Mbështetësit që u mblodhën në Madrid mbanin pankarta ku thuhej "Spanja ka nevojë për ty!", "Pedro mos na braktis!" dhe thërrisnin "Lideri Pedro". 

Gjykata hapi hetimin ndaj gruas së Sanchez në përgjigje të një ankese nga një grup i ekstremit të djathtë i quajtur Manos Limpias (Duart e Pastra).  Grupi, i cili ka paraqitur një sërë padish të pasuksesshme kundër politikanëve në të kaluarën, tha të mërkurën se ankesa e tyre bazohej vetëm në raportet e medias dhe nuk mund të garantonte vërtetësinë e tyre, por, megjithatë Sanchez tha se do të jepte dorëheqjen. 

Pas dorëheqjes së tij e cila pritet të mësohet përfundimisht të hënën, pritet që zgjedhjet e reja të parakohshme të thirren në muajin korrik. 

Në vendet e Bashkimit Europian, zyrtarët shtetërorë japin dorëheqjen nga funksionet e tyre sa herë që një çështje dërgohet në gjykatë ndaj tyre, familjarëve apo edhe të punësuarve në adimistratë që janë nën varësinë e tyre. 

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /