RTSH 24 Live

Europë

Parada, koncerte në të gjithë Rusinë për të shënuar Ditën e Fitores më 9 maj

09/05/2024

Parada, koncerte në të gjithë Rusinë për të shënuar Ditën e Fitores më 9 maj

Në Moskë si pjesë e Ditës së Fitores së 9 majit pritet të mbahet një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq. Në ceremoni pritet  të marri pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, anëtarë të kabinetit, deputetë, veteranë dhe përfaqësues të misioneve të huaja.

Gjithashtu gjatë paradës ushtarake pritet të zhvillohet koncert festive dhe marshime me automjete të kohëve të vjetra do të mbahen në të gjithë Rusinë për nder të 79-vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike.

Në Moskë, festimi do të hapet me një paradë ceremoniale në Sheshin e Kuq në orën 10:00 Presidenti rus Vladimir Putin do të inspektojë paradën si komandant i përgjithshëm për herë të 21-të.

Të ftuar special në këtë paradë do ta ndjekin gjithashtu presidentët Alexander Lukashenko i Bjellorusisë, Kassym-Jomart Tokayev i Kazakistanit, Emomali Rahmon i Taxhikistanit, Serdar Berdimuhamedoë i Turkmenistanit, Miguel Diaz-Canel i Kubës, Thongloun Sisoulith i Laosit dhe Umaro SissocoB Embalo i Guauit.

/rtsh.al/