RTSH 24 Live

Europë

Një qytet vendos posterin e Putinit, të titulluar ”kriminel lufte”, përballë kufirit rus

09/05/2024

Një qytet vendos posterin e Putinit, të titulluar ”kriminel lufte”, përballë kufirit rus

Sipas medias lokale, autoritetet në një qytet kufitar të Estonisë kanë vendosur një poster të madh, me imazhin e presidentit rus Vladimir Putin, të titulluar “kriminel lufte”, aq sa mund të shihet edhe në Rusinë fqinje.

Posteri u vendos në muret e jashtme të kështjellës mesjetare Hermann në Narva, qyteti i tretë më i madh i Estonisë, në verilindje të vendit, në kufirin me Rusinë.

Posteri tregon një portret të përgjakshëm të Putinit dhe titullohet “Putin – kriminel lufte”.

Posteri, disa metra i gjatë, mund të shihet nga qyteti i afërt rus i Ivangorodit.

Sot u shënuan 79 vite nga humbja e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore nga ish-Bashkimi Sovjetik, së bashku me SHBA dhe fuqitë e tjera aleate.

Estonia ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, të dominuar nga Rusia, derisa rifitoi pavarësinë në vitin 1991.

Estonia është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.


/ rtsh.al /