Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Korçës.
Në rrjetet sociale kreu i qeverisë ka bërë publike foto nga nisja e punimeve për restaurimin e muzeut.
Në këtë kuadër, kryeministri Rama bën me dije se, do kryhen ndërhyrje përforcuese në themelet e ndërtesës dhe në muraturë, restaurim i çatisë në tërësinë e elementeve të saj konstruktivë, i muraturës prej guri, ndërkateve dhe restaurim i elementëve drusorë në interier.
/rtsh.al/