RTSH 24 Live

Aktualitet

"Ëndrra e futbollit iu pre në mes”, presidenti i FK Dinamo, për vrasjen e 14-vjeçarit: Po vuajmë të gjithë

9 orë para

"Ëndrra e futbollit iu pre në mes”, presidenti i FK Dinamo, për vrasjen e 14-vjeçarit: Po vuajmë të gjithë

Adrian Bardhi, presidenti i klubit të futbollit Dinamo, ka reaguar për ngjarjen tragjike ku 14-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij pas një sherri.

Viktima ishte pjesë e ekipit për moshat nën 15 vjeç dhe stërvitej në klubin Dinamo. Në një lidhje telefonike për “Jetë Shqiptare”, presidenti i klubit e përshkruan djalin si një fëmijë të mrekullueshëm, energjik dhe stërvitej me përkushtim.

"Kjo është një situatë shumë e rëndë, nuk gjej fjalë, jemi duke vuajtur të gjithë si klub, ashtu si familja e atij djali," tha ai, duke shtuar se është e papranueshme që një fëmijë i tillë të përfshihet në një akt dhune kaq të rëndë.

Bardhi bëri thirrje për më shumë mbështetje nga ana e shkollës dhe familjes për të mbajtur të rinjtë të larguar nga dhuna.

"Sporti u jep mundësi fëmijëve të bëhen futbollistë të mirë, por është e nevojshme që ata të kenë mbështetje të plotë edhe në aspektet edukative dhe familjare. Kjo është diçka e rëndë që ka ndodhur ku një 14 vjeçar me thikë, nuk arrij do t’i konceptojë këto gjëra," theksoi ai, duke kërkuar që shoqëria të jetë më e angazhuar për të parandaluar situata të ngjashme.

/rtsh.al/