Gazetarja Lusi Përgjegji ka rrëfyer në emisionin "3D" të Alban Dudushit në RTSH1, se çfarë ka deklaruar në polici, Mario Perlleshi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë një 14-vjeçar në shkollën “Fan Noli”.
Sipas gazetares Përgjegji, 14-vjeçari Perlleshi ka shprehur nota pendese për aktin që kishte kryer.
“Në dëshminë që ai ka dhënë para uniformave blu, ka shprehur nota pendese duke thënë u shprehur se nuk ka qenë qëllimi i tij që të vriste bashkëmoshatarin e tij.
Ndërsa në eufori pa e ditur se çfarë kishte bërë në të vërtetë që kishte lënë një viktimë dhe një të plagosur që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por që ka marrë plagë të rënda, është shprehur që gjatë rrugës ka postuar në rrjetet sociale, por pasi ka marrë vesh lajmin edhe para deklarimeve që ka bërë para uniformave blu ka shprehur nota pendese për atë akt dhe gjithë ngjarjen që kishte ndodhur”, është shprehur Përgjegji.
/rtsh.al/