Eksperti i Teknologjisë dhe i Informacionit Tomi Kallanxhi ka deklaruar në studion e “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se prindërit janë të painformuar se çfarë bëjnë fëmijët e tyre në rrjetet sociale.
Duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme ku mbeti i vrarë një 14-vjeçar nga bashkëmoshatarët e tyre, Kallanxhi tha se prindërit duhet të kuptojnë dhe njohin teknologjinë në mënyrë që të menaxhojnë edhe fëmijët e tyre.
“Sa herë kanë ndodhur ngjarje si këto, kam kërkuar që kur fëmijët dalin nga shkolla, të çojnë prindërit nëpër shkolla dhe për t’i familjarizuar me teknologjinë sepse prindërit e këtyre fëmijëve janë brezi i viteve 90 që kanë kaluar rininë në ato vite dhe janë pak në trazicion midis teknologjisë dhe jo teknologjisë. Edhe pse këta janë të “prapambetur” me teknologjinë dhe nuk e dinë se sa kohë harxhojnë fëmijët në mediat sociale, edhe pse sot ka aplikacione që kontrollin prindëror që t’i mund të menaxhosh fëmijën tënd”, u shpreh Kallanxhi.
/rtsh.al/