RTSH 24 Live

Aktualitet

Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla

7 orë para

Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi më shumë angazhim dhe ushtrim të përgjegjësive për të krijuar mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo. Ky prononcimi ndodhi gjatë prezantimit të Drejtorit të ri vendor të Policisë Kukës, Gentian Berberi

“Qarku i Kukësit është shndërruar në një shembull pozitiv të kontrollit të territorit. Por përballë sfidave të kohës, detyra nuk përfundon këtu. Përgjegjësia jonë është të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo”, deklaroi gjatë takimit ministri Hoxha, ku ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda dhe autoritete vendore.

Gjithashtu edhe në Dibër u prezantua drejtori i ri të Policisë, Artion Duka. Ministri Hoxha tha se ky qark kufitar zotëron një potencial të madh në aspektin njerëzor dhe mundësi konkrete për zhvillim ekonomik, që rrit gjithashtu përgjegjësitë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Një rajon si Dibra, me peizazhe mahnitëse dhe tradita të pasura, mund të bëhet një destinacion i padiskutueshëm për turistët vendas dhe të huaj, nëse bashkojmë forcat për të ruajtur qetësinë dhe për të promovuar mundësitë që ky rajon ofron”, theksoi ministri.

/rtsh.al/