RTSH 24 Live

Politikë

Noka: Buxheti 2025 nuk u përket qytetarëve shqiptarë

4 orë para

Noka: Buxheti 2025 nuk u përket qytetarëve shqiptarë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh të martën në kuvend ashpër kundër pr/buxheti 2025. 

“Ky buxhet është i kurdisur në zyra të errëta, në një kuzhinë ku gatuhen vetëm interesa okulte dhe aspak interesat e qytetarëve. Ky është tregues i një tipari tipik i kësaj bande në tre mandate: Gjithçka për vete, interesat dhe privilegjet e tyre, asgjë për ju dhe njerëzit e thjeshtë”,  tha Noka.

“Është e turpshme të shikosh se si në një buxhet prej 8.2 miliardë, 4.1% thonë që rritën pensionet" u shpreh ai. "Ja ku është qeveria e Kosovës, 3.2 miliardë e ka buxhetin, po i ka rritur 20% pensionet”, vijoi Noka.

“Kur flisni për buxhetin, dilni dhe jepuni llogari pensionistëve dhe qytetarëve aty jashtë, ndërsa ju flisni dokrra, jeni shpirtkazëm dhe hajdutë”, tha deputeti i Partisë Demokratike.

"Buxheti 2025 nuk u përket qytetarëve shqiptarë" tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. 

/ rtsh.al /