RTSH 24 Live

Botë

Kryeministri i Grenlandës takohet me Mbretin e Danimarkës në vazhdën e deklaratave të Trump

16 orë para

Kryeministri i Grenlandës takohet me Mbretin e Danimarkës në vazhdën e deklaratave të Trump

Udhëheqësi i Grenlandës do të takohet sot me mbretin danez në Kopenhagë, pasi presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump tha se dëshiron të marrë kontrollin e ishullit Arktik, një territor danez vetëqeverisës.

Të martën, Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, tha se nuk do të përjashtonte ndërmarrjen e veprimeve ushtarake ose ekonomike kundër Danimarkës për të sjellë Grenlandën nën pronësinë e SHBA.

Në të njëjtën ditë, djali i tij i madh, Donald Trump Jr., bëri një vizitë private në ishullin e pasur me minerale.

Kryeministri i Groenlandës, Mute Eggende, i cili mbërriti mbrëmë vonë në Kopenhagë, kishte njoftuar para vizitës së tij se po shtynte takimin e tij me mbretin e Danimarkës Frederik që ishte caktuar për sot.

Por sot, burime për CNN konfirmojnë takimin, por pa dhënë detaje.

Me një popullsi prej 57,000 banorësh, Grenlanda ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet dhe sot kontrollon shumicën e punëve të saj të brendshme si një territor gjysmë autonom si pjesë e territorit danez.

Marrëdhëniet e saj me Danimarkën kohët e fundit janë tensionuar pas zbulimeve për trajtimin e punëve të saj nga Danimarka në fillim të shekullit të 20-të. Midis tyre rasti i kontrollit të lindjeve të detyruar në vitet 1960.

Eggende ka deklaruar se ishulli nuk është në shitje, ndërsa në fjalimin e tij të Vitit të Ri përsëriti dëshirën e tij për pavarësinë e Grenlandës nga ish-fuqia e saj koloniale.

Por Danimarka gjithashtu pohon se Grenlanda nuk është në shitje dhe se fati i saj mund të vendoset vetëm nga grenlandezët.

Në vitin 2019, Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë pasi kryeministrja daneze Mette Frederiksen hodhi poshtë idenë e tij për të blerë Grenlandën.

/rtsh.al/