RTSH 24 Live

Sociale

Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të dozave në popullatë

12 orë para

Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të dozave në popullatë

Duke qenë se sezoni i gripit dhe virozave të stinës po shënon pikun, një formë për t’u mbrojtur nga komplikacionet është përmes aplikimit të vaksinës antigrip.

Interesi ka qenë i lartë për këtë vaksinë dhe deri tani është aplikuar më shumë se 80 për qind e kontingjentit të parë.

Shefi i Shërbimit të Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor, Alvi Naum, thotë se ajo që vihet re është rritja e interesit të të rinjve për t'u vaksinuar.

"Vaksina e gripit për vitin 2024 është aplikuar në masën mbi treçerek. Ka qenë interes shumë i lartë. Apelojmë që të gjithë ta kryejnë këtë vaksinë, sepse nuk na mbron vetëm ne, por edhe njerëzit që kemi përreth. Këtë vit vaksina është përmirësuar për t'u përshtatur me variantet më të fundit të gripit të identifikuara nga ekspertët ndërkombëtarë. Ajo është e sigurt, efektive dhe në dispozicion për të gjithë popullsinë dhe në të gjitha qendrat tona shëndetësore. Nga ajo pjesë e popullsisë që ka kryer vaksinën nuk ka pasur asnjë shqetësim dhe komplikacion," tregon z. Naum.

Zyrtari shton se do të ketë edhe një tjetër kontingjent vaksinash, që do të vijojnë të aplikohen deri në muajin mars.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/