Kryeministri britanik Keir Starmer do të nënshkruajë sot (16 janar) një partneritet shekullor me Ukrainën, ndërsa zhvillon vizitën e tij të parë në vendin që prej gati 3 vitesh përballet me agresionin rus, në një përpjekje për të shprehur mbështetjen për Kievin vetëm disa ditë përpara mbërritjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Sir Keir tha se marrëveshja 100-vjeçare vjen në kuadër të "mbështetjes së palëkundur" të Britanisë për Ukrainën, ndërsa përsëriti unitetin evropian përballë agresionit rus.
Traktati dhe deklarata politike do të vendosen në parlament në javët e ardhshme.
"Ambicia e Putinit për të larguar Ukrainën nga partnerët e saj më të afërt ka qenë një dështim strategjik monumental. Në vend të kësaj, ne jemi më afër se kurrë dhe ky partneritet do ta çojë atë miqësi në një nivel tjetër. Fuqia e miqësive tona afatgjata nuk mund të nënvlerësohet. Mbështetja e Ukrainës për të mbrojtur veten nga pushtimi barbar i Rusisë dhe për të rindërtuar një të ardhme të begatë, sovrane, është jetike për sigurinë e qeverisë dhe Planin për Ndryshim", tha kryeministri.
/rtsh.al/