RTSH 24 Live

Televizion

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli mbjell pemën e "Mirëmëngjesi Shqipëri"

20/11/2023

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli mbjell pemën e "Mirëmëngjesi Shqipëri"

Pema “Mirëmëngjesi Shqipëri” u mboll nga Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli në Parkun e Liqenit të Paskuqanit.

Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Suli u shpreh se në Parkun e Liqenit të Paskuqanit janë mbjellë 22 mijë pemë dhe deri në fund të vitit 2023 kjo shifër do shkojë në 27 mijë.

“Parku i Liqenit të Paskuqanit, në 2020 kemi marrë hipotekën 84 hektarë. Pasi morëm hipotekëm, planifikuam investimet. Falë Bizenseit dhe familjarëve kemi mbjellë mbi 22 mijë pemë në këtë park.

Deri për Vitin e Ri janë planifikuar dhe 5 mijë pemë të tjera, që janë kontribut i familjeve dhe bizneseve”, tha Suli.

Ky i fundit u shpreh se pasditen e sotme do të bëjë dhe prezantimin e punëve për vitin 2024.

“Pedonalja këtu është 5.1 km. Sot pasdite kam prezantimin e punëve për2024 ku do ndërtohet amfiteatri. Ambiente sportive dhe te pjesa e digës do kemi një investim, si stadium, dhe falë këtij investime, kjo zonë do rrisë dhe vlerat e pronave. Është rritur me 3-fish vlera e pronës”, shtoi Suli, teksa bëri me dije se rreth 1 milionë dollarë në vit nga Bashkia e Kamzës shkon për familjet në nevojë.

/rtsh.al/