Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka ofruar zgjidhje të pranueshmë për një pjesë të kërkesave të biznesit.
Një komision i përbashkët pune mes përfaqësuesve të biznesit dhe zyrtarëve të ministrisë përgjegjëse për energjinë ka shqyrtuar për më shumë se dy muaj kërkesat që vijnë si rrjedhojë e krizës botërore të energjisë.
Biznesi shqiptar ka paraqitur një sërë kërkesash ndaj autoriteteve, por vetëm pesë prej tyre janë marrë në konsideratë dhe janë në rrugën e realizimit të plotë.
Kështu për të gjithë vetprodhuesit e energjisë alternative që prodhonin energjisë dhe shisnin tepricat, kompensimi për energjinë e shitur nuk do të jetë mujor, por vjetor.
Kjo masa tashmë është ligjore, sepse është përfshirë në ligjin e ndryshuar për energjitë e rinovueshme që është hedhur për konsultim public dhe është duke u konsultuar edhe nga ministritë e tjera që lidhen me këtë ndryshim ligjor. Ky ndryshim hyn në fuqi në janar 2023.
Qeveria ka ndërmarrë edhe një hap tjetër të rëndësishëm, i kritikuar herë pas here edhe nga FMN që lidhet me përjashtimet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Janë përjashtuar nga ky tatim të gjitha makineritë e pajisjet që do të importohen në funksioin të investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era. Projektvendimi i ministrisë tashmë po komentohet nga ministria e Financave dhe Ekonomisë. Nuk ka ende një shifër mbi efektin financiar të këtij përjashtimi, qe duhet të merret në konsideratë tani që është në fazën e hartimit projekbuxheti i ri i vitit 2023.
Shqetësimi i të gjitha bizneseve që investojnë në këtë fushë lidhur me lejet e ndërtimit dhe burokracitë e pushteit qëndror dhe vendor ligjur me këto procedura tashmë janë bërë pjesë e zgjidhjes qeveritare.
Po një përgjigje pozitive ka marrë edhe kërkesa e biznesit për hapjen e Bursë Shqiptare të Energjisë , që është data 23 nëntor 2022. Por hapja e saj mund të përballet me mungesën e likuiditetit të energjisë për shkak se kompania publika KESH sha ka marrë tashmë të gjithë të drejtën për të blerë energjie për nevojat e konsumatorit shqiptar.
Heqja e kufizimit ligjor të 500 kilovatorëve të prodhimit të energjisë elektrike të rinovueshme nga autoprodhuesit, duke e lënë të lirë prodhimin e energjisë me vlerën e fuqisë së instaluar të operatorit ekonomik, është një nga kërkesat e paplotësuara nga qeveria.
Shqipëria, si edhe vendet e rajonit dhe të Europës ndodhen përballë një krizë të paparë të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, për të cilën ka planifikuar të shpenzojë për 12 muaj rreth gjysëm miliard euro, duke blerë në treg energjinë e munguar.
/ rtash.al /