RTSH 24 Live

Aktualitet

Krijohet Agjencia e Mbrojtjes së Territorit, fokusi në Pogradec te ndalimi i prerjes së pyjeve

6 orë para

Krijohet Agjencia e Mbrojtjes së Territorit, fokusi në Pogradec te ndalimi i prerjes së pyjeve

Bashkia e Pogradecit shprehet e angazhuar për të ndalur prerjen e paligjshme të pyjeve dhe goditjen e elementëve të cilët për arsye përfitimi dëmtojnë pyjet në zonën e Mokrës dhe Gorës.

Së fundmi ky institucion ka bërë një riorganizimi të punës duke krijuar Agjensinë e Mbrojtjes së Territorit, ku një fokus i veçantë është vendosur tek parandalimi i prerjes së pyjeve.

Sipas Markel Hafesllari drejtues i kësaj agjensie janë ndaluar dhe sekuestruar tre mjete me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme si edhe janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme dru sterë.

Ne si agjensi kem i marrë të gjitha masat kundër prerjes së paligjshme drusore. Konkretisht jemi fokusuar në pjesën malore të zonës. Do të jemi në kontroll të vazhdueshëm në zonat malore në rrethin e Pogradecit”, tha drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Territorit.

Hafesllari bën me dije se kontrollet jo vetëm do të jenë të përditshme kryesisht në rrugët të cilat janë më të rrahura nga kontrabandistët ashtu si bën edhe një apel për banorët e zonave që të njoftojnë për çdo mjet apo konstatim të prerjes së pyjeve.

Do jemi vazhdimisht në kontroll, por kërkoj nga qytetarët të na raportojnë për çdo rast, për çdo mjet që konstatojnë”, tha Hafesllari.

Për çdo rast të konstatimit të prerjes së paligjshme të pyjeve bashkëpunohet edhe me policinë e shtetit për të bërë të mundur kapjen dhe ndëshkimin e autorëve.

/rtsh.al/