Kryeministri Edi Rama, 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ka deklaruar se AKZM tashmë është një institucion, “i cili na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me skuadrat e 12 administratave rajonale që kujdesen për parqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, biodiversitetin.”
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se në këto 10 vite Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit.
“Anëtarësimi në Unionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës dhe bashkëpunimet me Programin Mjedisor të Kombeve të Bashkuara i shtojnë vlerat përpjekjeve tona për mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, shkruan Rama.
/rtsh.al/