RTSH 24 Live

Aktualitet

I dënuar për kallëzim të rremë, Gjykata e Lartë pranon rekursin e Salianjit, seanca më 11 mars

3 orë para

I dënuar për kallëzim të rremë, Gjykata e Lartë pranon rekursin e Salianjit, seanca më 11 mars

Gjykata e Lartë ka pranuar të shqyrtojë rekursin e Ervin Salianjit, i cili kundërshton vendimin për shpalljen fajtor për kallëzim të rremë. Seanca e caktuar për datën 11 mars 2025 do të drejtohet nga gjyqtari Sokol Binaj dhe do të zhvillohet në orën 10:00.

Në fillim të muajit janar, përfaqësuesit ligjorë të Salianjit dorëzuan 100 faqe argumente ligjore duke kundërshtuar vendimin e shkallës së dytë që e shpalli fajtor për kallëzim të rremë. Sipas rekursit, ata argumentojnë se dënimi ndaj Salianjit është i pabazuar dhe kërkojnë që Gjykata e Lartë ta rrëzojë vendimin e mëparshëm.

Që prej 27 shtatorit 2024, Salianji ndodhet në burgun e Fierit, pas vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Salianji u shpall fajtor për kallëzim të rremë  lidhur me një audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në atë që njihet si çështja “Babale”.

/rtsh.al/