RTSH 24 Live

Ekonomi

Krifca: Zhvillimi i agroturizmit, fuqi për rivitalizimin e fshatrave dhe prodhimeve autentike

18/05/2023

Krifca: Zhvillimi i agroturizmit, fuqi për rivitalizimin e fshatrave dhe prodhimeve autentike

“Shija e pyllit në tryezat tona” ishte tema e aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Agroturizmit në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Agroturizmit, të cilës iu bashkua edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Ministrja, në fjalën e saj, u ndal në sfidat me të cilat përballet ky sektor, si dhe ndikimin që ka agroturizmi në zhvillimin dhe rivitalizimin e zonave rurale.

Tek një nga pikat agroturistike,  në Petrelë, folëm me të ata që udhëheqin sipërmarrje të mëdha e ata prodhues që synojnë të kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina, të cilët janë bërë pjesë e rrjetit fantastik të Shoqatës së Agroturizmit. Folëm për sfida e sukseset si dhe për fuqinë e agroturizmit për të rivitalizuar fshatrat dhe prodhimet tona autentike që po i jep një frymë të re zhvillimi zonave tona të thella rurale”, u shpreh Krifca.

Agroturizmi ka shënuar një zgjerim të shpejtë në të gjithë vendin, ndërsa vetëm pak kohë më parë u njoftua edhe krijimi i Shoqatës së Agroturizmit, e cila bashkëpunon me MBZHR për zhvillimin më tej të këtij sektori në vendin tone, që është kthyer në atraksion për turistët, punësim për banorët e zonave rurale dhe gjenerim të ardhurash për ekonominë rurale.

/rtsh.al/