RTSH 24 Live

Kulturë

Kreshma e Pashkës Ortodokse, simboli i sakrificës dhe devotshmërisë

06/03/2025

Kreshma e Pashkës Ortodokse, simboli i sakrificës dhe devotshmërisë

Kreshma e Pashkës Ortodokse është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Kreshma e Madhe ka filluar të hënën dhe zgjat deri në kremtimin e Pashkës, më 1 maj.

Besimtarët ortodoksë zbatojnë me përpikëri ritet e kreshmës duke hequr dorë nga konsumimi i mishit, vezës dhe produkteve të bulmetit, ndërsa siç shprehen edhe vetë, më e rëndësishme është dashuria për njerëzit dhe mirësjellja.

Nuk hamë mish, vezë dhe bulmet”, u shpreh Magdalena Cironaku, Besimtare.

Kreshma e Madhe është periudha më e rëndësishme e reflektimit shpirtëror, simbol i sakrificës dhe devotshmërisë.

/rtsh.al/