RTSH 24 Live

Aktualitet

Krerët e PD në Mirditë dhe Lezhë japin dorëheqjen, bëhen pjesë e garës për deputetë

08/02/2025

Krerët e PD në Mirditë dhe Lezhë japin dorëheqjen, bëhen pjesë e garës për deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, dhe homologu i tij në Mirditë, Aleksandër Lala, kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre për t’u bërë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Gjoni, i cili e mbante postin nga prilli i vitit 2024, do të marrë pjesë në primaret brenda partisë, që pritet të zhvillohen në fillim të muajit mars. Pavarësisht dorëheqjes, ai do të vazhdojë të ketë një rol organizativ në strukturat e PD-së në Lezhë dhe do të mbështesë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare.

Partia Demokratike në Qarkun e Lezhës ka filluar përgatitjet intensive për zgjedhjet e 11 majit, duke zhvilluar takime të shumta brenda dhe jashtë vendit, me qëllim sigurimin e një rezultati pozitiv në zgjedhjet e ardhshme.

Gazetar: Elvis Hila

/rtsh.al/