RTSH 24 Live

Politikë

Kraja: Situata e kriminalitetit kërkon reagim të fuqishëm, SPAK do japë rezultate konkrete

23/09/2022

Kraja: Situata e kriminalitetit kërkon reagim të fuqishëm, SPAK do japë rezultate konkrete

“Së shpejti SPAK do të japë rezultate mbi hetimet që po kryen”. Deklaratë është bërë sot gjatë prezantimit të projektit EU4LEA nga kreu i SPAK Arben Kraja. Ky i fundit deklaroi se projekti EU4LEA do të jetë ndihmë për SPAK lidhur me rezultatet që do të japë pas hetimit të çështjeve të rëndësishme në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Secili nga institucionet ka detyrat e veta. Edhe ato të zbatimit të ligjit kanë një rol të rëndësishëm. Duke përfshirë edhe situatën e kriminalitetit që kërkon reagim të fuqishëm mendoj se projekti është në kohën e duhur për të realizuar këto objektiva. SPAK është konsoliduar formalisht si strukturë. Hetuesit e BKH janë marrë të gjithë në punë. Situata është që të gjithë janë tepër aktivë. Kemi shumë hetime të rëndësishme në vijim dhe në këtë sens është momenti që të ecim përpara. Niveli që ne kemi arritur mendoj se ka ardhur me rritje në mënyrë të vazhdueshme. Kemi 20 skuadra të përbashkëta hetimore. Ne po mundohemi dhe jemi seriozë për të shkuar deri në fund. Punojmë ngushtë me Europol. Projekti do të jetë ndihmë për ne. Jemi seriozë në punën që bëjmë. Do të hetojmë në mënyrë objektive të gjitha rastet që kemi dhe do të japim rezultate. Dua t’i garantoj drejtuesit e projektit që do të jenë bashkëpunues në arritjen e objektivave që ka projekti. Do të jemi partnerë seriozë dhe kemi nevojë të na ndihmoni. Do të kemi më shumë rezultate”, tha Kraja.

Kraja ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme që ka të bëjë meintegrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Vendi ynë ndodhet në një fazë shumë të rëndësishme që ka të bëjë me integrimin në BE. Edhe institucionet e zbatimit të ligjit kanë një rol shumë të rëndësishëm se jemi në një stad pak më të lartë. Do kërkohet edhe produkt, jo thjeshtë të kemi institucione. Duke përfshirë edhe situatën e kriminalitetit që ndodhet në Shqipëri që kërkon një reagim të fuqishëm të zbatimit të ligjit”, tha Kraja.

/rtsh.al/