RTSH 24 Live

Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Elsa Miha

11/02/2021

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës Elsa Miha

Konfirmohet në detyrë Elsa Miha prokurore e Tiranës. Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo pasi analizoi provat dhe fakte, vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores, Elsa Miha.Seanca dëgjimore dhe hetimi ndaj prokurores ka rezultuar pa probleme, por konfirmimi do të quhet përfundimtar nëse nuk do të ankimohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Prokurorja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elsa Miha, u përballë me vetingun me 9 shkurt 2021 për tri kriteret e vlerësimit: ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional.
Elsa Miha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit.
Në vitin 2015, Miha u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku vazhdon aktualisht ta ushtrojë funksionin.