RTSH 24 Live

Kosovë

Kosovë-Serbi, dialogu vijon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

28/03/2023

Kosovë-Serbi, dialogu vijon javën tjetër në nivel të kryenegociatorëve

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Takimi do të jetë në nivel kryenegociatorësh. Kështu në Bruksel do të takohen kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe homologu i tij nga Serbia Petar Petkoviç.

Sipas Stanos takimi i radhës do zhvillohet me ftesë të lehtësuesit evropian dhe ka për qëllim për të „çuar përpara gjithçka që u dakordua në Ohër si dhe për të filluar hapat e ardhshëm drejt zbatimit” të marrëveshjeve.

Takimi i javës që vjen, do jetë i pari pas takimit të Ohrit ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti si dhe presientin serb Aleksandër Vuçiq u dakorduan për planin e zbatimit të marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit të raporteve të dy vendeve, raporton RTK.

Sipas zëdhënësit Peter Stano, tani fokusi duhet të jetë në zbatim të marrëveshje s së arritur dhe kjo është kërkesë edhe e liderëve të shteteve të BE-së të cilët në samitin e javës së kaluar kërkuan nga palët që të implementojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.

Njëkohësisht Stano paralajmëroi se edhe në të ardhmen do ketë takime të liderëve në kuadër të dilaogut por se Bashkimi Evropian do i organizoj këto në momentin e duhur.

/rtsh.al/