RTSH 24 Live

Kosovë

Kosova shënon sot 24 vjetorin e çlirimit

12/06/2023

Kosova shënon sot 24 vjetorin e çlirimit

Kosova feston sot 24 vjetorin e çlirimit dhe vendosjes së trupave të NATO-s duke i dhënë fund luftës mes UÇK-së dhe forcave serbe.

Ushtarët e parë të NATO-s që hynë në Kosovë më 12 qershor në 1999 ishin forcat speciale të Norvegjisë dhe ato të Shërbimit Special Ajror Britanik dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë nisën më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë. Bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pas bombardimeve Serbia u detyrua t’i japë fund spastrimin etnik dhe mbi 800 mijë refugjatë kosovarë u kthyen në vendlindje.

Kjo ditë njihet edhe si Dita e Paqes. Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.

/rtsh.al/