Qeveria e Kosovës e ka prezantuar logon zyrtare të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ekzekutivi e ka publikuar logon shtetërore të 17-vjetorit të Pavarësisë si dhe programin e plotë të manifestimeve.
Sipas agjendës, në nder të kësaj dite, do të kryhen homazhe tek personalitetet e rëndësishme që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit si dhe koncerte.
Po ashtu është planifikuar të ketë edhe parakalim të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në kryeqytet.
Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt të vitit 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Në këtë mbledhje Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
/rtsh.al/