RTSH 24 Live

Kulturë

Koreografi Julind Dervishi premton një natë magjike me baletin “Viceversa” në TKOB

02/10/2024

Koreografi Julind Dervishi premton një natë magjike me baletin “Viceversa” në TKOB

Baleti kontemporan “Viceversa” do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 3 dhe 4 tetor. Baleti vjen nën koreografinë e  koreografit Julind Dervishi i cili së bashku me balerinët e trupës së baletit të premton një natë magjike.

“Viceversa” eksploron dinamikat e zbulimit të vetes në lidhje me të tjerët, dhe shërben si një reflektim prekës mbi kompleksitetin e marrëdhënieve njerëzore.  Për këtë shfaqje koreografi thotë se është punuar deri në detaje .

Baleti i vetëzbulimit, qëndrueshmërisë dhe fuqisë transformuese të dashurisë për veten do të vij për publikun për dy netë me radhë në Teatrin e Operës dhe Baletit.

/RTSH/