RTSH 24 Live

Aktualitet

Korçë, 2-vjeçarin e zë poshtë motori. Dërgohet me urgjencë në spital

27/04/2024

Korçë, 2-vjeçarin e zë poshtë motori. Dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, një fëmijë 2-vjeçar ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë plagë në kokë dhe pritet të niset drejt Tiranës.

Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg.

Ndërkaq, nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorin sipër trupit.

Policia po vijon zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës.

/rtsh.al/