RTSH 24 Live

Aktualitet

“E ka qëlluar me grushte në kokë”, dalin detaje të reja nga denoncimi i këngëtares Teuta Selimi

10/05/2024

“E ka qëlluar me grushte në kokë”, dalin detaje të reja nga denoncimi i këngëtares Teuta Selimi

Gazetarja dhe aktivistja Paulina Nushi ka dhënë detaje lidhur me denoncimin që këngëtarja e njohur, Teuta Selimi ka bërë ndaj bashkëshortit dhe vëllait të saj për dhunë fizike. Në një lidhje me Skype për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Nushi shprehet se në publik, çifti kanë patur marrëdhënie të mira dhe se nuk dihen arsyet që çuan në këtë situatë.

Ajo shprehet se këngëtarja ka deklaruar  se është goditur me grushte në kokë na bashkëshorti, ndërsa më pas është dhunuar edhe nga i vëllai për shkak se kishte denoncuar të shoqin për dhunë.

 “Ka patur disa mosmarrëveshje që janë përshkallëzuar. Nga ajo që kam dëgjuar thonë se raportet kanë qenë të mira mes çiftit, madje janë parë edhe në një qendër tregtare bashkë. Nuk janë dhënë shumë detaje se pse ka ndodhur. Dihet se është ushtruar dhunë, ajo ka deklaruar se është goditur me grushte në kokë nga bashkëshorti dhe më pas është dhunuar nga vëllai pse kishte denoncuar bashkëshortin”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/