RTSH 24 Live

Sociale

Kontrolle në pishinat në Shkodër, Shërbimi Epidemiologjik: I plotësojnë standartet

16/04/2024

Kontrolle në pishinat në Shkodër, Shërbimi Epidemiologjik: I plotësojnë standartet

Shërbimi epidemiologjik ka përfunduar kontrollet rutinë në pishina të  mbyllura në Shkodër.

Shefja e këtij shërbimi Dhurata Hysa tregon se subjektet i plotësojnë kushtet si për cilësinë e ujit në pishina e po ashtu edhe sasinë e klorit.

“Sa i përket pishinave të mbyllura, ne i kemi monitoruar para 1 muaji  dhe kemi pasur rezultate pozitive, pra janë brenda kushteve të frekuentimit të tyre", tha Hysa.

Hysa thotë se gjatë muajit maj-qershor do vijojnë kontrollet edhe për pishinat e hapura.

“Tani do të fillojnë kontrollet edhe në pishina të hapura. Me shumë përgjegjësi për matjen e nivelit të infeksionit si edhe atë të klorit me qëllim që qytetarët të frekuentojnë në mënyrë të sigurtë këto pishina”, tha ajo.

Në Shkodër janë vetëm 2 subjekte që posedojnë pishina të mbyllura.

Gazetar: M Gjoni

/rtsh.al/