RTSH 24 Live

Sociale

Kontributi i Vlorës në çlirimin e vendit, kujtohet historia dhe nderohen heronjtë

14/10/2024

Kontributi i Vlorës në çlirimin e vendit, kujtohet historia dhe nderohen heronjtë

Në mjediset e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë është mbajtur konferenca me tematikën “ Kontributi i Vlorës në Çlirimin e Atdheut “. Në këtë përvjetor jubilar të 80 vjetorit të çlirimit, historiane  dhe profesore të nderuar kanë mbajtur kumtesa e tyre ndanë momente historike të arkivit sa i takon ndërtimit të Çetave e brigadave sulmuese.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryebashkiakun Ermal Dredha i cili tha se historia dhe  sakrifica është detyrë për tu nderuar, kujtuar e ndjekur.

Rektoria e Universitetit të Vlorës profesore Aurela Saliaj I është drejtuar studentëve, për të ndjekur shembullin e të besuarit e të luftëtarit për idealin.

Heronjtë e luftës së 1944 janë ata që na falën këtë vend që keni sot tha Kryetari i këshillit të Qarkut, profesor Ervis Moçka.

15 tetori është dita e çlirimit të Vlorës nga pushtuesit nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo ditë erdhi pas përpjekjeve të mëdha që bëri populli  në vitet e zjarrta të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në atë periudhë, Vlora ishte një nga vatrat e rëndësishme të rezistencës antifashiste.

/RTSH/