Nxënësit e Shkollës Profesionale Teknike në Korçë kanë arritur të shkojnë në finalen e konkursit “Transport, Inovacion, Siguri” të zhvilluar në Tiranë.
Ishte hera e parë që morën pjesë në një konkurs të tillë me të rinj nga e gjithë Shqipëria ndërkohë që u prezantuan me projektin “Implementimi i kamerave të jashtme në linjat urbane për monitorimin e kundra vajtjeve rrugore”.
Shkolla profesionale teknike në Korçë ofron 6 drejtime studimi, atë të shërbime mjetesh transporti, mekanike, elektroteknike, ndërtim, termohidraulikë dhe Teknologji Informimi dhe Komunikimi.
Gazetare: Geralda Sali
/RTSH/