RTSH 24 Live

Kronika

Konfliktohen 2 persona në Korçë, njeri plagoset me thikë, arrestohet autori

14/08/2022

Konfliktohen 2 persona në Korçë, njeri plagoset me thikë, arrestohet autori

Një konflikt për motive pronësie mes dy personave ka çuar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Sipas njoftimit të policisë N. P., rreth 68 vjeç ka plagosur R. B., 60 vjeç i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Autori ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

"Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia

/rtsh.al/