Ministria e Jashtme e Brazilit ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas sulmit të forcave të Hamasit ndaj Izraelit.
Brazili, i cili mori presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë muaj, dënoi sulmet në një deklaratë publike dhe shprehu solidaritetin me popullin e Izraelit.
Brazili ka deklaruar gjithashtu një angazhim për një “zgjidhje me dy shteteve, me Palestinën dhe Izraelin që bashkëjetojnë brenda kufijve të pranuar reciprokisht dhe të njohur ndërkombëtarisht.”
Grupi palestinez Hamas filloi të shtunën sulmin më të madh ndaj Izraelit duke vrarë të paktën 40 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u zotua të hakmerret, duke deklaruar se vendi i tij është në luftë.
“Qeveria braziliane përsërit se nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e dhunës, veçanërisht kundër civilëve, dhe u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të parandaluar një përshkallëzim të situatës. Menaxhimi thjesht i konfliktit nuk është një alternativë e mundshme për adresimin e çështjes izraelito-palestineze. Duhet urgjentisht të rifillojnë negociatat e paqes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Brazilit.
/rtsh.al/