RTSH 24 Live

Aktualitet

Konfiskohet objekti 1 milion euro në Durrës, në pronësi të Pëllumb Tudës

4 orë para

Konfiskohet objekti 1 milion euro në Durrës, në pronësi të Pëllumb Tudës

Agjencia e aseteve kriminale ka urdhëruar konfiskimin e një pallati në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa forca të shumta policie ishin këtë mëngjes për  ekzekutimin e këtij vendimi. Bëhet fjalë për pallatin 6-katesh “Colombo”, pronë e shtetasit Pëllumb Tuda, emër i njohur për policinë, i dënuar për një sërë veprash penale.

Sekuestrimi i këtij pallati është bërë pasi dyshohet se  është pronë që rrjedh nga  aktivitetit kriminal ndër vite. Për avokatët e  familjes Tuda, vendimi për konfiskim vjen në një kohë që gjykata e lartë nuk e ka shqyrtuar kërkesën e tyre për pezullim.

E ëma e Pëllumb Tudës pretendon se pallati është investim nga puna e bashkëshortit të saj, në Itali. Vendimi i gjykatës së Durrësit për konfiskimin e pallatit në 2022 u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më pas.

/RTSH/