RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet futbollisti 21-vjeçar, siguronte viza turistike false

4 orë para

Arrestohet futbollisti 21-vjeçar, siguronte viza turistike false

Një futbollist i ri dhe dy persona të tjerë u ndaluan të mërkurën nga policia me dyshimin se shisnin viza të falsifikuara për të realizuar kalime të paligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

21-vjeçari Ivan Z. (o. Yvan) u arrestua në kuadër të operacionit "Viza" nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Dy ndihmësit e tij të dyshuar do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. 

Futbollisti 21-vjeçar është banor i Tiranës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ai siguronte viza të dyshuara të falsifikuara, kundrejt pagesës, për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, për të hyrë në Shqipëri. Përmes tre më pas synohej kalimi i paligjshëm i kufijve me vendet fqinje, për të kaluar në shtetet e tjera të BE-së.        

Policia shtoi se vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/rtsh.al/