RTSH 24 Live

Kulturë

Koncert recital në Korçë, tre instrumentistët e njohur sjellin vepra klasike për violinë dhe piano

14/05/2024

Koncert recital në Korçë, tre instrumentistët e njohur sjellin vepra klasike për violinë dhe piano

Tre instrumentistë të njohur Marjanthi Vrame, Kostaq Vrame dhe Evangjel Papadhimitri janë bërë bashkë në një koncert recital të mbajtur mbrëmjen e djeshme në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës.

Ata kanë interpretuar vepra klasike për violinë dhe piano nga autorë si: Mozart, Ravel, Tartini, Çajkovski e të tjerë, duke dhuruar një mbrëmje me mjaft emocione për publikun. 

Ky koncert recital ka ardhur si pjesë e kalendarit të pasur artistik të muajit maj, organizuar nga Qendra e Artit dhe Kulturës, me qëllim gjallërimin e jetës artistike në qytetin e Korçës. 

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/