RTSH 24 Live

Kulturë

Koncert me muzikë të Beethoven - Abigela Voshtina, Etrita Ibrahimi dhe Jakopo Sipari do bëhen bashkë në skenë

28/03/2024

Koncert me muzikë të Beethoven - Abigela Voshtina, Etrita Ibrahimi dhe Jakopo Sipari do bëhen bashkë në skenë

Një koncert instrumental simfonik me muzikë të kompozitorit gjerman Beethoven do të dhurojnë për publikun vetë anëtaret e institucionit të Operës. Drejtoresha e Teatrit  Abigela Voshtina, Pianistja Etrita Ibrahimi dhe drejtori artistik Jakopo Sipari zhvishen nga kostumi formal për tu ngjitur në skenë në datën 2 prill. Një homazh i madh për muzikën e Beethoven me interpretimin e një prej simfonive të tij më të rëndësishme dhe koncertin e famshëm të trefishtë për piano, violinë dhe violonçel.

“Siç e thotë dhe vet titulli i koncertit është i dedikuar tërësisht për muzikën e Beethovenit në pjesën e parë do të kemi koncert triplin e famshëm të tij me piano, violinë dhe violonçel, pjesët e dyte do të kemi simfoninë e shtatë të Beethovenit gjithashtu”, tha Abigela Voshtina, Drejtoreshë e TKOB.

“Koncerti do të jetë në datën dy prill direkt pas Pashkës katolike, ata që nuk kanë lëvizur apo ata që do jenë kthyer do të kenë dëshirë të dëgjojnë një cikël Beethoven-n”, tha pianistja Etrita Ibrahimi.

Ky koncert do të ngjis në skenë edhe violonçelistin italian Jakopo Sipari i cili rrëfen emocionet e tij.

“Shqipëria është një vend i ri për mua që nuk e kam vizituar më parë sepse bëhet fjalë për një kulturë ndryshe nga vendet e tjera të cilat kam qenë. Jam i sigurt që publiku do të jetë shumë mikpritës dhe i dashur dhe aq me tepër kur bëhet fjalë për Beethoven”, tha violonçelisti Jakopo Sipari.

Koncerti simfonik do të mbahet në mbrëmjen e 2 prillit në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Gazetare: K. Kule

/RTSH/