RTSH 24 Live

Politikë

Komisioni i Sigurisë/ Qeveria propozon ndryshime në ligjin për të drejtën e informimit

18/09/2023

Komisioni i Sigurisë/ Qeveria propozon ndryshime në ligjin për të drejtën e informimit

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare shqyrtoi të hënën (18 shtator) ndryshimet e reja në ligjin për të drejtën e informimit, edhe pse nuk është komision përgjegjës për t'i paraqitur Kuvendit një relacion përfundimtar.

Gjatë mbledhjes deputetët e opozitës ngritën si shqetësim mungesën e përgjigjes nga administrata për marrje informacioni nga publiku, ndërsa deputetët e shumicës kërkuan saktësime në lidhje me iautoritetin që përcakton se cfarë konsiderohet nformacion i klasifikuar si sekret shtetëror.

Zv. ministrja e drejtësisë Adea Pirdeni deklaroi para deputetëve se ndryshimet në ligjin ekzistues po bëhen që të afrohen stadardet më të mira për dhënien e të drejtës për informim.

Zyrtarja informoi deputetët se në ndryshimet e reja janë planifikuar edhe nje ristemim i aplikimit të gjobave, në rastet kur koordinatorët apo vetë Komisioneri Publik nuk jep informacion. Sipas ligjit çdo person që kërkon informacion në zyrat e shtetit, koha e kthimit të përgjigjes është 10 ditë nga regjistrimi i kërkesës.

Gazetare: Sonila Agostini

/RTSH/