RTSH 24 Live

Politikë

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Ekspertët e PS bashkëpunues, u kërcënuan nga mazhoranca

24/04/2024

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Ekspertët e PS bashkëpunues, u kërcënuan nga mazhoranca

Kryetarja e komisionit hetimor për kontrata e sterilizimit dhe check up në Shëndetësi, Albana Vokshi në një deklaratë për media ka akuzuar mazhorancën se ka kërcënuar eksperët e PD-së dhe PS-së se nëse do të merrnin fjalën në mbledhje do të përballeshin me padi.

Vokshi u shpreh se qëllimi i mazhorancës dhe plani hetimor i tyre është mostransparenca.

Ajo vijoi më tej duke thënë se mazhoranca kërkon që qytetarët të mos njihen me kërkesat e opozitës dhe shkeljet sipas tyre që do ngrihen në mbledhjet e Komisionit hetimor.

Ajo theksoi se ekspertët e mazhorancës kanë qenë bashkëpunues.

“Ekspertët e PS patën disa vërejtje të vogla, donin të hiqnin fjalën madhor nga korrupsioni madhor,  dhe në kërkesat ndaj spitaleve publike, refuzonin të jepnin emrat e personave që bënin check-up. Këtu janë shkeljet më të mëdha. Ka nga ata që kanë ndërruar jetë, janë nga ata që jetojnë jashtë dhe kjo vërteton shkeljet që paratë ti merrte Vilma Nushi. E refuzonin edhe këtë pikë.

Ekspertët e PS kanë qenë bashkëpunues por dje e bllokuan përsëri në komisionin parlamentar.

Mungesa e transparencës. nuk duan të bëjnë transparencë. Votuan kundër që dje të kalonin shkresat për informacion që qytetarët të njihen çfarë kërkonim e se si do organizoheshim.

edhe planin hetimor, dy orë para mbledhjes refuzuan ta lexonin. sepse e dinë shumë mirë se çfarë kanë propozuar, është plan hetimor për të bllokuar komisionin hetimor.

Dua të vë në dukje sjelljen fyese të nënkryetarit të komisionit dhe deputetëve të mazhorancës ndaj ekspertëve që s’u lejuan të merrnin fjalën. Nënkryetari i komisionit, z.Ndreca ka fyer e kërcënuar ekspertët se nëse do merrnin fjalën do ndesheshin me padi.

Jemi në pikën e parë përsëri. Plani i Edi Ramës është për mos transparencë”, tha Vokshi.

/rtsh.al/