RTSH 24 Live

Kulturë

Komedia “Amerikan” ne Teatrin Eksperimental - Shfaqja do vihet në skenë nga data 3 deri në 7 prill

02/04/2024

Komedia “Amerikan” ne Teatrin Eksperimental - Shfaqja do vihet në skenë nga data 3 deri në 7 prill

Realiteti i përditshëm, dramat, sfidat, por edhe marrëdhëniet njerëzore janë në fokus të premierës “Amerikani” e cila nis rrugëtimin artistik në Teatrin Eksperimental duke filluar nga data 3 prill. Regjisorja Ina Morinaj thotë se në këtë shfaqje çdo person gjen veten, për shkak të ngjarjeve të cilat lidhen fort me realitetin dhe përditshmërinë tonë.

“Marrëdhëniet njerëzore në këtë vepër janë shumë interesante dhe mënyra se si gërshetohen me njëra tjetrën dhe ajo çfarë e bën aktuale për ne, është fakti i të mbushurit të jetës me ngjarje, me problematikat e përditshme me humbjen e thelbit të familjes”, tha regjisorja.

“Amerikan” është një komedi e zezë, me surpriza dhe kthesa të papritura e cila reflekton situatat komplekse dhe marrëdhënien e tre personazheve kryesorë të luajtura nga Lulzim Zeqja, Linda Jarani dhe Ledion Zoi.

“Gjuha është e përditshme, duket si një jetë e vendosur në skenë”, tha një ndër personazhet kryesor Lulzim Zeqja.

Shfaqja “Amerikan” fton artdashësit në Teatrin Eksperimental deri në datën 7 prill.

Gazetare: K. Kule

/RTSH/