RTSH 24 Live

Aktualitet

Komandanti i stacionit zjarrfikës: Automjetet kanë të gjitha pajisjet e nevojshme, 1920 veprime operacionale më 2023

12/02/2024

Komandanti i stacionit zjarrfikës: Automjetet kanë të gjitha pajisjet e nevojshme, 1920 veprime operacionale më 2023

Komandanti i stacionit zjarrfikës Ilir Xhanari në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ka zbuluar pak nga “lufta” e heshtur e heronjve që përballen me flakët.

Teksa bëri një pasqyrim të mjeteve zjarrfikëse, Xhanari shpjegoi edhe shpërndarjen e tyre sipas problematikës së zjarreve.

Ai u shpreh se fillimisht niset automjeti i parë i cili ka pajisjet e nevojshme për ndërhyrje zjarri edhe shpëtimi i cili ka depozitë uji 4 mijë litra.

Më pas tha ai, janë dy autobotet përkatësisht me 8 dhe 14 mijë litra ujë. Autobotet nisen në rast se jepet urdhër nga komandanti përgjegjës i shërbimit.

Zjarrfikësit detyrat i kanë të ndara. Që në rreshtim. Në krye janë komandantët përgjegjës të shërbimit 24-orësh. Ka një urdhër për zinxhirin e komandimit dhe veprimet operacionale që kryejnë gjatë ditës.

Normalisht Tirana sipas statistikave të shërbimit zjarrfikës, vitin që shkoi e kemi mbyllur me 1920 veprime operacionale. Shpresojmë që të mos kemi punë, por po patën punë, është pjesë e grupit të punës.

Kemi automjetin nisja e parë, në një rast njoftimi për ndërhyrje. Është automjet që ka të gjitha pajisjet e nevojshme, si për ndërhyrjet për zjarr ashtu edhe për shpëtim. Ka dhe depozitën e ujit, 4 mijë lira ujë. Më mbrapa kemi autobotet me 8 mijë litra dhe 14 mijë litra. Këto vijnë nëse komandanti përgjegjës i shërbimit ka nevojë për sasi uji në vendngjarje, menjëherë shkojnë këto dhe lidhen me automjetin e parë, e furnizojnë me ujë”, tha ai.

Xhanari sqaroi më tej dhe përdorimin e autoshkallëve. Në bazë të informacioneve të marra nga vendngjarja, niset dhe automjeti me shkallë. Nëse zjarri, tha ai, ka rënë në katin e tretë të një pallati, niset autoshkalla më e vogël që është 16 metra lartësi.

“Kemi autoshkallët, më e vogla është 16 metra lartësi, e dyta 32 metra lartësi dhe tjetra 52 metra lartësi. Shkallët dalin kur kemi nevojë të hipim në lartësitë e kateve. Në bazë të informacioneve nisim automjeti. Në bazë të informacionit që merret niset dhe mjeti.

Për 17 kate, arrin lartësia e 52 metërshit. Ne fatmirësisht nuk kemi pasur raste në objekte të larta sidomos të kullat që themi ne. Ndërtimi i këtyre kullave që në projektim, dhe zbatim, kanë masat e  mbrojtjes nga zjarri. Mjetet i kanë të gjitha të instaluara dhe kanë vetëmbrojtje”, theksoi Xhanari.

/rtsh.al/