RTSH 24 Live

Aktualitet

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

22/01/2021

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë kaloi për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi është marrë sot në dhomën e këshillimit, pas rekursit të ish ministrit. Zoti Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe sot dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. Gjykata e Lartë aktualisht nuk mund të marr vendime, pasi ka vetëm 3 anëtar dhe për këtë çështje duhen 5 gjyqtarë.