RTSH 24 Live

Botë

Kievi dhe Moska shkëmbejnë 300 të burgosur në prag të Vitit të Ri

31/12/2024

Kievi dhe Moska shkëmbejnë 300 të burgosur në prag të Vitit të Ri

Rusia dhe Ukraina kryen një shkëmbim të madh të burgosurish, duke lejuar kthimin në shtëpi të mbi 300 personave përpara natës së Vitit të Ri. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Presidenti ukrainas tha se Kievi priti 189 persona, përfshirë ushtarë, roje kufitare dhe dy civilë nga qyteti i Mariupolit të pushtuar nga Rusia.

Kthimi i popullit tonë nga robëria ruse është gjithmonë një lajm shumë i mirë për secilin prej nesh. Dhe sot është një nga këto ditë, ekipi ynë arriti të sjellë 189 ukrainas në shtëpi”, tha Zelensky.

Ai theksoi se autoritetet ukrainase po punojnë për të liruar secilin prej tyre të burgosurve. Ky ishte shkëmbimi i 59-të i të burgosurve që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022. Në total 3956 persona njerëz janë kthyer tashmë në Ukrainë nga Rusia, 1358 vetëm gjatë këtij viti.

/rtsh.al/