RTSH 24 Live

Kosovë

Këshilli i BE-së heq vizat për serbët e Kosovës

22/07/2024

Këshilli i BE-së heq vizat për serbët e Kosovës

Këshilli i BE-së ka hequr vizat për serbët e Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë. Këtë të hënë, 22 korrik, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi një rregullore për heqjen e përjashtimit të aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe në Kosovë, të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese Serbe. Kjo siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t'i nënshtrohet regjimit pa viza.

Vendimi pritet të prekë rreth 18.000 banorë serbë të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe.

Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, thekson Bashkimi Europian në njoftimin e tij.

Më 16 nëntor 2023, Komisioni publikoi një propozim për të hequr vizat, ku amendamenti u miratuar nga Parlamenti Europian në prill 2024.

Që nga dhjetori i vitit 2009, serbët e Kosovës me pasaporta serbe ishte përjashtuar nga heqja e vizave dhe sot me liberalizimin e tyre i gjithë Ballkani Perëndimor lëviz i lirë pa viza.

/rtsh.al/